Mënyrat e funksionimit

Ndiz/fik lëkundjet

Lëkundja lejon rregullimin optimal të shpejtësisë së prerjes, performancës së prerjes dhe modelit të prerjes në materialin që do të përpunohet.

Nëse është e mundur, ndryshoni cilësimin e lëkundjeve përpara se të ndizni veglën elektrike.

Ndizni lëkundjet për punë në materiale të buta dhe me rezistencë mesatare (p.sh. materiale ndërtimi të lehta, materiale izoluese, dru të butë, dru pemësh si dhe metale me ngjyra, drurë, plastikë).
Për ta bërë këtë, kthejeni levën për rregullimin e lëkundjeve (9) për poshtë.

Fikni lëkundjet për skaje të pastra prerëse dhe për punë në materiale të holla ose të forta (p.sh. llamarina, çeliku).
Për ta bërë këtë, kthejeni levën për rregullimin e lëkundjeve (9) për lart.